Mbahet Kuvendi i XVI-të zgjedhor i Këshillit të Nxënësve të Kosovës
Prishtinë, 17 dhjetor - Këshilli Rinor Kosovar (KYC) mban sot Kuvendin e XVI-të Zgjedhor i Keshillit të Nxënësve të Kosovës.
Këshilli Rinor Kosovar është organizatë jo qeveritare që vepron në tërë territorin e Kosovës, nën ombrellën e së cilës që nga viti 2005 është Këshilli i Nxënësve të Kosovës.
Këshilli i Nxënësve është një strukturë nacionale që përfaqëson zërin e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme, në mënyrë që të i mbroj interesat e tyre dhe të bashkëpunoj me zyrtarët e shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit për të ngritur cilësinë e arsimit në vend.