Mbahet konventa e parë studentëve të Universiteti të Prishtinës
Prishtinë, 30 maj - Qeveria e Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë konventën e studentëve të Prishtinës, e cila mbahet për herë të parë në Republikën e Kosovës.
Në ketë konventë do të miratohen një rezolutë, lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Konventa mbahet në amfiteatrin e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës.
Në këtë konventë marrin pjesë 500 student nga drejtime të ndryshme të Universitetit të Prishtinës.