Mbahet konferenca shkencore për Eposin e Kreshnikëve
Prishtinë, 8 gusht - Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Qendra e Studimeve Albanologjike organizojnë sot konferencën shkencore ndërkombëtare "Gjendja e tashme e Eposit të Kreshnikëve në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi".
Projekti "Gjendja e tashme e Eposit të Kreshnikëve në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi", 2012-2014, i përkrahur nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe i financuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, do të jetë në qendër të vëmendjes së konferencës.
Këngët dhe tregimet në prozë, të mbledhura në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi, do të jenë objekt kryesor i shyrtimit, por do të trajtohen edhe probleme të tjera të epikës gojore.
Ndonëse deri më sot janë shënuar rreth gjysmë milioni vargje të këngëve e të motërzimeve, për mbledhësit e Eposit të Kreshnikëve, sidomos në qendrat e mëdha studimore në Tiranë e në Prishtinë, vatrat e gjalla të këtij lloji të rrallë të këngëve ende paraqesin interes të veçantë, e kjo u dëshmua edhe në periudhën 2012-2014, gjatë realizimit të projektit "Gjendja e tashme e Eposit të Kreshnikëve në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi", 2012-2014, kur nga ekipi E5 me bashkëpunëtorët e jashtëm u evidencuan dhe u mbodhen deri më tash rreth 10 vëllime, poezi dhe prozë.
Me qëllim të paraqitjes së vlerave të Eposit të Kreshnikëve, monumentit më të madh të poezisë gojore shqiptare, të pasqyrimit të veçorive të tij autoktone, si dhe të dokumentimit të tij në UNESCO vlerë sublime gojore e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit, e organizojmë këtë konferencë shkencore, por edhe për të kryer detyrimin e parashikuar sipas Marrëveshjes me MASHT-in, në dhjetor 2011.