Mbahet konferenca ndërkombëtare multidisiplinare për Gjeoshkencat
Mitrovicë, 13 tetor - Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë në bashkëpunim me Departamentin e Minierave dhe Shërbimi Gjeologjik të Ministrisë së Ekonomisë dhe Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale organizojnë hapjen e Konferencës së IV Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkencat (IMGC 2022).
Qëllimi kryesor i konferencës është të bashkojë akademikë, studiues, inxhinierë dhe profesionistë industrialë për të prezantuar rezultatet e tyre kërkimore dhe aktivitetet e zhvillimit në fushën e gjeoshkencave.
Konferenca gjithashtu ofron mundësi për kompanitë e minierave dhe përpunimit, për të paraqitur dhe promovuar metodologjitë, teknologjitë bashkëkohore të kërkimit dhe shfrytëzimin e burimeve minerale, riciklimin dhe teknologjitë inovative të mbrojtjes së mjedisit.