Mbahet konferenca ndërkombëtare e Studentëve të UP-së
Prishtinë, 3 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPISC).
Në hapjen e kësaj Konference, e cila është përkrahur nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, MAShT, MK dhe MPMS, përveç ministrit Bajrami dhe udhëheqësve të Universitetit të Prishtinës, do të marrin pjesë edhe ministra të tjerë të Qeverisë së Kosovës.