Mbahet konferenca Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në shkollë
Prishtinë, 24 qershor - Sot do të mbahet konferënca përmbyllëse të projektit Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në shkollë.
Në këtë konferencë do të marr pjesë edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.
Projekti Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në shkollë, është zbatuar përgjatë dy viteve nga Qendra për Arsim e Kosovës KEC me përkrahjen e Zyrës së UNICEF-it dhe të BE-së në Kosovë dhe në bashkëpunim me MAShT.
Qëllimi i kësaj konference është prezantimi i rezultateve të projektit dhe rekomandimeve për hapat e mëtutjeshëm në këtë sektor.