Mbahet konferenca Kombëtare e Vlerësimit
Prishtinë, 15 prill - Programi për Arsim Themelor i USAID-it dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizojnë konferencën e katërt të përbashkët dy-ditore të vlerësimit.
Tema e konferencës për këtë vit është Reformat në vlerësimin e nxënësve sipas kurikulës së re.
Hapja e konferencës do të bëhet nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe Udhëheqësja e ekipit të arsimit nga USAID-i, Mary Tyler Holmes.
Dita e parë e Konferencës, e cila mbahet më 15 prill, synon të informojë palët kryesore mbi procesin për reformave aktuale kurrikulare përfshirë Drejtoritë Komunale të Arsimit, shkollat e përfshira në reformën kurrikulare, sektorët e caktuar brenda MASHT-it, dhe publikun e gjerë. Veç kësaj, dita e parë e konferencës ka për qëllim të mbledh rekomandime mbi draft udhëzuesin për zbatimin e Udhëzimit të ri Administrativ.
Dita e dytë e konferencës, më 16 prill, do të ketë në fokus mësimdhënësit, fasilituesit shkollorë dhe drejtorët e shkollave.
Mësimdhënësit të cilët kanë aplikuar vlerësimin formativ do të fasilitojnë sesione interaktive me kolegët e tyre. Gjithashtu, mësimdhënësit të cilët kanë aplikuar A-EGRA do të prezantojnë gjetjet e tyre nga hulumtimet në veprim të zhvilluara brenda shkollave të tyre.
Pjesëtarë të mediave që janë të interesuar ta mbulojnë këtë ngjarje, duhet të jenë të pranishëm në Hotel Emerald Prishtina, më 15 prill, në orën 9:00.
Për informata të mëtutjeshme, ju lutem kontaktoni Zana Budima, Zyrtare e Komunikimit, Basic Education Program (Programi për Arsim Themelor) i USAID-it, nr. 038/258-301 ext. 129 ose 045/646-745.
Basic Education Program (Programi për Arsim Themelor) është partneritet pesëvjeçar i financuar nga USAID dhe Qeveria e Kosovës dhe i zbatuar nga FHI 360 në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qendrën për Arsim të Kosovës.