23 Dhjetor 2024

Mbahet konferenca kombëtare e vlerësimit

Prishtinë, 27 shtator - Programi për Arsim Themelor i USAID-it dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizojn konferencën e dytë të përbashkët dy-ditore të vlerësimit.

Tema e konferencës është “Përmirësimi i Kompetencave të Nxënësve Nëpërmjet Rezultateve të Vlerësimit”.

Dita e parë e konferencës, më 27 Shtator,  do të jetë një mundësi për politikëbërësit, edukatorët, studiuesit, hartuesit e testeve dhe punëtoret e arsimit të marrin në konsideratë se si vlerësimi formativ dhe përmbledhës mund të kenë një ndikim pozitiv mbi kompetencat e nxënësve të identifikuara nga Kurrikula e re e Kosovës.

Dita e dytë e konferencës mbahet nesër në të cilën do të jetë e synohet për mësimdhënës, fasilitues shkollor dhe drejtorë të shkollave.

Mësimdhënësit të cilët kanë aplikuar hulumtimet e vlerësimit të nxënit si mjet të përmirësimit të mësimdhënies dhe nxënit, do të prezantojnë punën e tyre dhe ndajnë idetë me kolegët e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)