Mbahet konferenca Edukimi për Punësim dhe trajnimi i bizneseve
Prishtinë, 2 nëntor - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon konferencen Edukimi për punësim - Bashkëpunimi mes shkollave për arsim profesional dhe trajnim i bizneseve.
Qëllimi i përgjithshëm i konferencës është të rrisë dhe të përcaktojë bashkëpunimin në mes të shkollave për arsim profesional dhe trajnim dhe sektorit privat dhe rrjedhimisht të rrisë numrin e studenteve të institucioneve të larta të arsimit dhe të shkollave për arsim profesional dhe trajnim që kryjnë punë praktike apo punësohen pas diplomimit.
Dy projektet e financuara nga BE-ja me një rol shumë aktiv në sektorin e arsimit profesional, përkatësisht Përafrimi i edukimit me nevojat e tregut të punës-ALLED dhe Rrjeti i Kosovës për arsim- KEEN kanë mbështetur Ministrinë e Shkencës dhe Teknologjisë me organizimin e pergjithshëm të konferencës.
Të dy projektet poashtu do ta ndihmojnë Ministrinë e Arsimit dhe Odën Ekonomike të Kosovës në hartimin e procesit të punës praktike dhe nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me bizneset e përfshira në procedurë.