13 Maj 2024

Mbahet konferenca “Arsimi i cilësisë së lartë në shekullin e 21”

Prishtinë, 12 mars - Projekti i binjakëzimit të BE-së për arsim, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizon konferencën ndërkombëtare “Arsimi i cilësisë së lartë në shekullin e 21të”.

Qëllimi i kësaj konference është ndarja e praktikave të mira për arsimin e bazuar në kompetenca, zbatimi i Kornizës së Kurrikulumit të Kosovës në Kosovë dhe në shtetet anëtarë të BE-së dhe Sigurimi i Cilësisë në arsimin parauniversitar.
 
Në konferencë do të flasin Arsim Bajrami, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Anne Meskanen, Shefe e Misionit, Ambasada e Finlandës dhe Christian Geosits, Agjencia Austriake për Zhvillim
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)