Mbahet gara kombëtare e recitimit të poezisë në anglisht
Prishtinë, 12 dhjetor - 24 nxënës finalistë nga e tërë Kosova te klasave 3 deri 12 do të garojnë në garën e dytë vjetore “Po-e-Zë”.
"Po-e-Zë" është garë kombëtare e recitimit të poezisë që organizohet nga vullnetarët e Korpusit të Paqës në Kosovë.
Nxënësit do të recitojnë poema në anglisht dhe do të vlerësohen nga një juri profesionale.
Nga çdo grupmoshë (fillore, e mesme e ulët, dhe e mesme) do të përzgjedhen nga tre fitues.
Qëllimet e garës janë përmirësimi i njohurisë së anglishtes së nxënësve, ngritja e vetëbesimit të tyre, dhe krijimi i një mundësie për të shprehur kreativitetin dhe veten e tyre.