Mbahet gara e tretë vjetore të Kosovës në germëzim në anglisht
Prishtinë, 19 prill - Ambasada amerikane ka njoftuar se sot 65 nxënës nga klasat 7-9 nga të gjitha rajonet e Kosovës do të takohen për të garuar në finalen e tretë vjetore të Kosovës në germëzim në anglisht.
Këta nxënës kanë ushtruar pa pushim germëzimin dhe shqiptimin në gjuhën angleze dhe para së të vijnë deri te finalja kanë garuar në garat lokale dhe rajonale për tu plasuar në finalen e garës së germëzimit.
Arsimtarët lokalë të gjuhës angleze, me ndihmën e Vullnetarëve të Korpusit të Paqes, kanë punuar me nxënësit që t’ju ndihmojnë atyre për të arritur sukses dhe për të përmirësuar anglishten e tyre.
Kjo është një ngjarje e veçantë që ia vlen ta përcjellim të gjithë ne. Kjo ngjarje do të prezantojë aftësitë të cilat nxënësit kanë për të mësuar një gjuhë të huaj dhe punën e madhe të cilën arsimtarët e gjuhës angleze dhe Vullnetarët e Korpusit të Paqes ia kanë kushtuar kësaj gare.
Arsimtarët, prindërit, nxënësit si dhe Vullnetarët dhe stafi i Korpusit të Paqes do të jenë aty për të mbështetur nxënësit në këtë garë finale. Ejani dhe binduni në shkathtësitë e nxënësve në germëzim!