Mbahet gara e diturisë për nxënësit e Kosovës
Prishtinë, 11 maj - Sot rreth 315 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme pritet t’i nënshtrohen garave të diturisë.
Testet e Garës së Diturisë do të shpërndahen për të gjithë nxënësit e shkollave fillore e të mesme të mbarë Kosovës, njofton Klan Kosova.
Në to ka pyetje nga të gjitha lëndët e mësuara nga shtatori deri në prill për secilën klasë.
Një testim i tillë, nxënësit kosovarë i nënshtrohen për herë të parë. Testi është hartuar edhe në gjuhët e komuniteteve siç kërkohet edhe me kushtetutë.
Pyetjet e testeve u hartuan nga ekspertët ndërsa interesimi për të pritet të jetë i madh edhe nga komunitetet.