Mbahet fushata arsimore në shkollën multietnike të Janjevës
Prishtinë, 4 qershor - Në kuadër të fushatës arsimore, përfaqësuesit e Zyrës së BE-së së bashku me disa nga shefat e misioneve të BE në Kosovë, do të vizitojnë shkollën fillore multietnike "Shtjefen Gjeçovi" në Janjevë.
Vizita do të përqendrohet në karakterin multietnik dhe bashkëjetesën e fëmijëve të komuniteteve kroate, rome, shqiptare, boshnjake dhe turke të Kosovës që ndjekin shkollën gjatë orëve të njëjta shkollore.