Mbahet finalja e Turneut të Debati
Prishtinë, 7 mars - Me rastin e 7 marsit ditës së mësueses/it , DKRS-Zyrtarja për drejtat e fëmijëve, pranë Njësisë për të drejtat e njeriut dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Save the Children, organizuan debat me karakter Garues Turnament i Debatit , ku pjesëmarrës ishin fëmijët e Asamblesë Komunale të Prishtinës , Ambasadorët e QKFP si dhe fëmijët e Grupit ROR.
Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e të drejtave të fëmijëve përmes Asamblese Komunale të fëmijëve të Prishtinës., ndërkaqtemat ishin të ndryshme për shkollimin, uniformat shkollore, pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitete vullnetare si dhe tema të ndryshme të marra nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve.
Ky aktivitet ka nxiturë kurreshtjen e nxënësve për pjesëmarrje në aktivitete të debitimit formal, aftësitë debutuese si dhe zhvillim i mendimin kritik.