Mbahet finalja e kuizit tё diturisё Ti je pjesë e atdheut
Prishtinё, 31 korrik - Organizuar nga Ministria e Diasporёs, nё Prishtinё u mbajt finalja e kuizit tё diturisё Ti je pjesë e atdheut, në të cilën morën pjesë nxënësit shqiptarë nga diaspora, përkatësisht fituesit e shkollës shqipe nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe nga Greqia. Nxënësit garues nga diaspora iu përgjigjёn pyetjeve nga lёndёt gjuhё e letërsi shqipe, kulturё, histori dhe gjeografi.
Përmes këtij kuizi, ata dëshmuan se kanë njohuri për gjuhën, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar, dhe kjo dëshmon se këto njohuri ata i morën nga mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, të cilët punojnë me vullnet dhe pa u lodhur.
Nga kjo garë, fitues doli grupi i nxënësve të shkollës shqipe nga Gjermania.
Finalja e kuizit u pёrshkua edhe me një pikë instrumentale, një pikë baleti dhe një poezi të recituar nga një mësues i shkollës shqipe në Greqi.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili, pasi u uroi suksese nxënësve garues, i përshëndeti mësuesit nga diaspora, duke thënë: Dua ti falënderoj në mënyrë të veçantë mësuesit shqiptarë që me përkushtim e vendosmëri e mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë gjallë identitetin kombëtar, shkollën shqipe në Gjermani, Zvicër, Austri, Greqi e në shumë shtete të botës. Dhe ne si ministri po bëjmë përpjekje që aq sa kemi mundësi, duke i inkuadruar edhe institucionet e tjera si të Kosovës, po ashtu edhe ato të Shqipërisë, tu qëndrojmë gjithnjë më afër mësuesve, tu qëndrojmë më afër shkollave shqipe.
Nё fund, pjesёmarrёsve tё kuizit Ti je pjesë e atdheut iu dhanë nga njё libёr.