Mbahet Dita qendrore informuese për Programin Erasmus+
Prishtinë, 28 tetor - Zyra e Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me Zyrën e Erasmus+ në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të organizojnë Ditën qendrore informuese për Programin Erasmus+.
Programi Erasmus+, që nga krijimi në vitin 2014, bashkoi shtatë programe të BE-së në fushën e arsimit, trajnimit dhe rinisë, përfshi për herë të parë edhe sportin.