15 Nëntor 2024

Mbahet aksion simbolik për të kundërshtuar ngacmimet seksuale në UP

Prishtinë, 28 mars - Studentë dhe studente, qytetarë e qytetare, të shqetësuar nga deklaratat skandaloze të Prorektores së Universitetit të Prishtinës, Teuta Pustina - Krasniqi, të cilat arsyetojnë ngacmimin seksual sot do të organizojnë një aksion simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për të kundërshtuar dukurinë e ngacmimeve seksuale në UP.

Organizatoret e këtij aksione konsiderojnë së Universiteti Publik i Prishtinës duhet të distancohet nga çdo deklaratë seksiste që vie nga përfaqësuesit e këtij institucioni dhe të shkarkojë ata të cilët e kanë justifikuar fenomenin e ngacmimeve seksuale.

Ata kërkojnë që njëherësh prorektorja Pustina - Krasniqi t'u kërkojë falje të gjitha vajzave dhe grave që kanë përjetu ngacmim seksual brenda universitetit duke nisur menjëherë hetime të rasteve, po ashtu ta rishikojë kodin e etikës dhe funksionalizimin e tij brenda institucionit.

"Në qoftë se një gjë e tillë nuk ndodhë, do të rritet rezistenca me kërkesa shtesë: dorëheqje ose shkarkim i gjithë zingjirit hiarkik të Universitetit Publik të Prishtinës", theksojnë organizatorët e këtij aksioni.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)