28 Dhjetor 2024

Mbahet akademia e edukimit për qytetari demokratike dhe drejtat e njeriut

Prevallë, 3 dhjetor - Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Qendrën për Arsim e Kosovës, Qendrën Evropiane Wergeland  dhe Këshillin e Evropës  kanë organizuar “Akademinë  e Kosovës në  Edukimin për Qytetari Demokratike dhe Edukimin për të Drejtat e Njeriut”,  që po mbahet nga data 2-6 dhjetor 2015, në Prevallë. 

Pjesëmarrës janë drejtorët të njëmbëdhjetë shkollave të Komunës së Prishtinës, si dhe nga një përfaqësues i prindërve dhe i mësimdhënësve nga këto shkolla.

Është hera e parë që në Kosovë zhvillohet një aktivitet i  tillë.  Akademia ka për qëllim forcimin e kapacitetit të drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve dhe përfaqësuesve të këshillave të prindërve, për të zbatuar dhe promovuar parimet dhe praktikat e Edukimit për të Drejtat e Njeriut (EDNj) dhe Edukimit për Qytetari Demokratike (EQD) në shkollat dhe komunitetet e tyre.

Akademia është një kombinim i trajnimit pesëditor dhe fazës përcjellëse të projekteve në shkolla. Zbatimi i projekteve shkollore do të përkrahet nga ekipi i trajnerëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)