Mbahen zgjedhjet studentore në UPZ
Prizren, 15 maj - Rektori i Universitetit Ukshin Hoti në Prizren, Ramë Vataj, të gjithë studentëve të këtij universiteti u ka bërë thirrje që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 17 Majit, në mënyrë që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për dy vitet e ardhshme në Këshillat Studentore dhe në Parlamentin Studentor.
Është obligim i secilit student që të kontribuoj në këtë proces demokratik që zhvillohet në UPZ për organet përfaqësuese të studentëve. Po ashtu është shumë me rëndësi për studentët se kush do ti përfaqësoj ata edhe në Këshillat e Fakultetit dhe në Senatin e Universitet, ku studentët i kanë përfaqësuesit e tyre. Vota e tyre në këto organe do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje në universitet andej është shumë me rëndësi që të zgjedhën studentët më të mirë dhe që sigurojnë një përfaqësim sa më dinjitoz të studentëve. Unë personalisht jam i angazhuar që procesi të jetë sa më transparent ku do të respektohet vullneti i studentëve. Njëkohësisht kam kërkuar nga KQZ, si garantuese e procesit, që të kujdeset maksimalisht për organizimin e zgjedhjeve komfor rregullave në fuqi. Organizatat studentore dhe studentët e angazhuar në këtë proces mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre në ditën e zgjedhjeve, ka theksuar Vataj. Sipas tij më 17 Maj 2016 kurë do të votohet do të festohet nga të gjithë!.