22 Dhjetor 2024

MASHTI e konsideron SBASHK-un partner të rëndësishëm

Prishtinë, 9 qershor - Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri janë  pritur sot në një takim njohës nga Ministri i MASHTI-t Ramë Likaj dhe anëtarë të kabinetit të tij.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë përgëzuar Ministrin Likaj për detyrën  duke shprehur gatishmërinë për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe në zgjidhjen e kërkesave legjitime të të punësuarve në këtë sektor me rëndësi. 

Kryetari Jasharaj  ka informuar Ministrin Likaj për përkushtimin e SBASHK-ut në komunikim me anëtarësinë në shërbim të rrjedhës së mbarë të mësimit nga larg.

Ai ka njoftuar Ministrin edhe për trajnimet që SBASHK-u vazhdon t’i organizojë nga larg duke realizuar kështu kërkesat e qindra punëtorëve të arsimit.

Delegacioni i SBASHK-ut ka ngritur edhe çështjen e gjetjes së një zgjidhje  të pranueshme ligjore për kolegët tanë të sëmurë rëndë, e që vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit arsimor.

Po ashtu janë përmendur edhe çështje të tjera të rëndësisë së veçantë, të cilat do të analizohen e do të merren veprime konkrete për realizmin e tyre në takimet e radhës mes të MASHTI-t dhe SBASHK-ut, që do të ndodhin në vazhdimësi.

Ministri Ramë Likaj  ka vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e SBASHK-ut  në shërbim të anëtarësisë dhe të arsimit në përgjithësi duke shtuar se MASHTI e konsideron SBASHK-un  partner të rëndësishëm dhe se  bashkërisht e me dialog  do të angazhohen për realizimin e kërkesave të drejta e legjitime të anëtarësisë, por edhe në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë  në arsim.

Ministri Likaj është shprehur se përfaqësuesit e SBASHK-ut do të jenë të përfshirë në të gjitha komisionet dhe grupet e punës për të dhënë kontributin e tyre në përgatitjen e akteve e dokumenteve tjera në shërbim të realizimit të objektivave në shërbim të një arsimi sa më cilësor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)