29 Maj 2023

MASHTI diskuton për transformimin e Arsimit përmes Mësimit Digjital

Prishtinë, 14 prill - Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe Bashkimin Evropian, organizon tryezë të rrumbullakët me temën “Nga politika në praktikë: Transformimi i Arsimit përmes Mësimit Digjital”.

Në këtë tryezë do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, zëvendësshefi i Seksionit për Bashkëpunim i BE-së në Kosovë, Alessandro Biancardi, shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, përfaqësues të ministrive, komunave, ambasadave dhe organizatave vendore e ndërkombëtare që punojnë në fushën e arsimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)