29 Maj 2023

MAShTI diskuton për draftin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028

Prishtinë, 25 prill - Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) organizon tryezë diskutimi për draftin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028.

Fjalën hyrëse do ta mbajë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ndërsa fjalë përshëndetëse do të ketë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Këshillit Kombëtar të Shkencës, Myzafere Limani.

Programi Kombëtar i Shkencës 2023-2028 është dokument strategjik, i cili ofron vizionin për zhvillimin e sektorit të kerkimit shkencore dhe inovacionit në Kosovë, qasjen ndaj zgjidhjeve të problemeve dhe orientimin e politikave strategjike dhe buxhetore për periudhën 2023-2028.

Programi përmban disa objektiva strategjike për fushat prioritare, të cilat adresojnë problemet kyçe dhe janë të fokusuara në zhvillimin e sistemit kerkimor dhe inovacionit ne Kosovë.

Programi po ashtu ndërlidhet me Draft Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030, Agjendën e Integrimit Evropian . Programi Kombëtar i Shkencës 2023-2028 është hartuar bazuar në Ligjin për Veprimtari Kërkimore-Shkencore nr.04/.L-135 neni 38 ,Programi Kombëtar i Shkencës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)