22 Dhjetor 2024

MASHT zotohet të zbatoj projektet brenda kornizave buxhetore

Prishtinë, 16 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ramë Buja gjatë takimit ndërministror që është zhvilluar sot në ambientet e Bankës Botërore në Kosovë është zotuar se kjo ministri ka një qëndrim të prer sa u përket veprimeve të saj në realizmin e projekteve të ndryshme dhe se asnjë hap në jetësimin e tyre nuk do të ndërmarrë pa u koordinuar me Ministrinë e Financave, në mënyrë që të ruhet stabiliteti makrofinanciar.

Në takimin e përbashkët me ministrin e Financave, Bedri Hamza, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq dhe përfaqësuesin e Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters ku u pezantuan projektetet e ministrive të ndryshme, ministri Buja vlerësoi se arsimi është fushë në të cilën duhet të investohet dhe se një gjë e tillë do të ndihmonte në përgatitjen e duhur të kuadrove të reja.

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters vlerësoi punën e MASHT-it, MF-së, MTI-së dhe MPMS në zbatimin e strategjisë së punësimit të qëndrueshëm.

Olters tha se shumë punë është mbaruar në shumë sektor, ndërkaq shtoi se javët e ardhshme do të përcaktohet se cilat projekte pritet të përfundojnë në fund të vitit 2011 apo në fillim të vitit 2012.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)