23 Dhjetor 2024

MASHT vlerëson aktin moral të dorëheqjes së rektorit Gashi

Prishtinë, 8 shkurt - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vlerëson aktin moral të dorëheqjes së rektorit të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, z.Ibrahim Gashi, në funksion të zhbllokimit të funksionimit normal të punës së Universitetit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton se është duke vazhduar punën e filluar për plotësim ndryshimin e Ligjit për Arsimin  e Lartë me qëllim që të mbështesë edhe forcimin e autonomisë së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe të gjitha institucioneve të arsimit të lartë.

Në këtë drejtim, MAShT inkurajon organet drejtuese të Univeristetit Publik “Hasan Prishtina” dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës që të bëjnë plotësim ndryshimin e Statutit të Universitetit “Hasan Prishtina”. 

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mbesin të përkushtuara për të mundësuar dhe garantuar funksionimin e autonomisë së plotë të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”  dhe të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)