MASHT u ndan certifikatat 118 edukatoreve të Institucioneve Parashkollore
Prishtinë, 15 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami sot do të ndajë certifikatat 118 edukatoreve të Institucioneve Parashkollore të Kosovës, në zbatimin praktik të dokumentit Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjeç.
Fjalë rasti do të mbajnë Arsim Bajrami, ministër i Arsimit dhe Laila Omar, shefe e zyrës së UNICEF-it në Kosovë .
Ky program trajnimi është rezultat i punës së përbashkët të MAShT, në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe me koordinim të punës nga Insituti Pedagogjik i Kosovës.