14 Nëntor 2024

MASHT themelon Unionin e Studentëve të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 18 prill  - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami mori pjesë në hapjen e punimeve të Mbledhjes Konstituive për themelimin e Unionit të Studentëve të Republikës së Kosovës (USRK ) .

 

Ministri Bajrami ka vlerësuar lartë aktin e themelimit të këtij Unioni, si një organ i rëndësishëm i artikulimit të kërkesave dhe nevojave të studentëve të universiteteve publike dhe kolegjeve private të Kosovës.

 

Ministri Bajrami tha se, kurorëzimi me sukes i themelimit të USRK , pas një pune të palodhshme të njerëzve të cilët e kanë udhëhequr këtë proces, shënon

një ditë të veçantë për universitetet, studentët dhe për reformimin e arsimit të lartë në Kosovë.

 

“Themelimi i Asamblesë së Unionit të Studentëve është një ditë shumë e rëndësishme që ju të arrini të realizoni rolin që keni në arsimin e lartë, të jeni proaktivë, kërkues dhe kritikë, sepse ju meritoni një mësimdhënie shumë më të avancuar, diploma të respektueshme dhe një arsim të lartë i cili ju siguron punësim, por edhe ndërtim të karrierës gjatë gjithë jetës”, theksoi ministri Bajrami.

 

Ministri Bajrami theksoi se Kosova ka numrin më të madh të studentëve, krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve dhe një rini të orientuar drejt aspiratave për të ndërtuar karrierë të suksesshme.

 

Ndër të tjera, ministri Bajrami tha se, MAShT ka mbështetur projektin e Tempusit, të mbështetur nga BE për themelim  e USRK, si organ legjitim për përfaqësimin e zërit studentor në nivel të përgjithshëm .

 

Ministri Bajrami, duke folur për mundësitë e integrimit të arsimit të lartë në hapësirat evropiane, tha se, MAShT ka arritë të thejë barrierat të cilat kanë ekzistuar në mes të arsimit të lartë publik dhe atij privat.

 

Profesori në Universitetin e Austrisë, Peter Eckl u bëri thirrje stdentëve të cilët përfaqësojnë Unionin që të mos përfshihen në parti politike.

 

“ Ju mund të përmirësoni gjërat për të mirë, por keni parasysh që ky trup nuk duhet të jetë i përfshirë në grupe apo parti politike. Ky duhet të jetë një trup i pavarur që duhet të punojë në mënyrë të pavarur për mirë të vendit”, theksoi prof. Eckl.

 

Në mbledhjen konstituive të pranishëm ishin edhe Prof. Dr. Peter Eckl, grand mbajtës i këtij projekti   (profesor në Universitetin e Austrisë) dhe znj. Eve Luis përfaqësues e Uionit Nacional të Studentëve të Skotlanës , të cilët së bashku me zyrtarët e lartë të MAShT, përfaqësuesit e Wus- Kosova, ndihmuan ecurinë e procesit konstituiv të USRK .

 

MASHT,  përshëndetë mbarëvajtjen procesit zgjedhor për themelin e organeve drejtuese të këtij unioni njëherësh ofron mbështetjen e vazhdueshme për funksionalizimin e tij .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)