29 Dhjetor 2024

MASHT sqaron Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë

Prishtinë, 10 dhjetor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka sqaruar mbi Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës.

Pas keqkuptimeve në raportimet e disa mediumeve lidhur me Vendimin nr. 335/01B (dt. 26 tetor 2015) për pezullimin e zbatimit të paragrafit 3.5, të nenit 11 të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2013 mbi Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me qëllim të informimit të drejt dhe të saktë të opinionit publik, sqaron që Vendimi nr. 335/01B (dt. 26 tetor 2015) për pezullimin e zbatimit të paragrafit 3.5, të nenit 11 të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2013 mbi Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës, zbatohet vetëm për aspektet e ndërlidhura me qëllimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2013, përkatësisht vetëm për përcaktimin e kërkesave, standardeve dhe procedurave për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës dhe programet e tyre të studimit.

Udhëzimi Administrativ Nr. 02/2013 dhe Vendimi Nr. 335/01B (dt. 26 tetor 2015) zbatohet vetëm në kuptim të standardeve të cilësisë për vlerësime gjatë akreditimit të një programi të studimit, përkatësisht për fushën e vlerësimit të stafit të mësimdhënies në rastin specifik që është edhe objekt i Vendimit Nr. 335/01B.

Vendimi Nr. 335/01B (dt. 26 tetor 2015) ka pezulluar zbatimin e paragrafit 3.5, të nenit 11 të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2013 mbi Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës, që përcaktonte që “asnjë anëtar i stafit akademik mbi moshën 70 vjeçare nuk mund të angazhohet në mësimdhënie, ushtrime e mentorim në ndonjë institucion të arsim të lartë”. Kjo dispozitë vlente vetëm në kuptim të kritereve për vlerësim me rastin e shqyrtimit të kërkesave për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës dhe programet e tyre të studimit. Pezullimi i zbatimit të kësaj dispozite deri në rishikimin e plotë të Udhëzimit Administrativ ndërlidhet me moshën e pensionimit të përcaktuar me dispozitat e nenit 67, paragrafi 1, pika 1.4 të Ligjit të Punës 03/L-212.

Sa më sipër, sqarojmë që Udhëzimi Administrativ Nr. 02/2013  mbi Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës dhe Vendimi Nr. 335/01B (dt. 26 tetor 2015) për pezullimin e paragrafit 3.5 të nenit 11 të udhëzimit administrativ të lartcekur, nuk mund të ndërlidhet në asnjë formë dhe në asnjë rrethanë me marrëdhënien e punës së stafit akademik në institucionet të arsimit të lartë (publike apo private) dhe zbatohet vetëm në kuptim të vlerësimeve për akreditim të institucioneve të arsimit të lartë dhe programet e tyre të studimit.

Institucionet e arsimit të lartë publike dhe private, përmes autorizimeve ligjore të organeve kryesore qeverisëse, kanë subjektivitet të plotë juridik të përcaktojë kushtet e punës për personel në pajtim me rregulloret e brendshme të tyre dhe në respektim të plotë të detyrave dhe të drejtave të përcaktuar me legjislacionin në fuqi në raport me stafin akademik.

Në këtë rast, nuk kemi të bëjmë me kurrfarë pezullimi të mundshëm të stafit akademik mbi moshën 65 vjeç nga ndonjë institucion i arsimit të lartë, si pasojë e zbatimit të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2013  mbi Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës dhe Vendimit Nr. 335/01B (dt. 26 tetor 2015).

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shpreh keqardhjen për paqartësitë dhe keqkuptimet e nxitura nga raportimet e disa mediumeve të caktuara lidhur me këtë çështje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)