30 Dhjetor 2024

MASHT: Shkollat janë institucione të dijes dhe të edukimit të rinjëve

Prishtinë, 23 mars - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka përcjellë me shqetësim njoftimet e raportuara në media se subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar organizimin e debateve me nxënës të shkollave të mesme të Prishtinës në hapësirat e institucioneve arsimore.

Shkollat janë institucione të dijes dhe të edukimit të rinjëve tanë dhe askush nuk ka të drejtë ligjore keqpërdorimin e nxënësve në ambientin shkollor.

Përfshirja dhe shfrytëzimi i nxënësve të moshës jomadhore në debate partiake e politike është shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe paraqet shkelje të parimeve të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe të konventave ndërkombëtare.

MAShT bën apel te të gjithë drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit që të mos lejojnë përfshirjen dhe shfrytëzimin e nxënësve dhe ambienteve shkollore në aktivitete partiake dhe politike, nga asnjë subjekt politik në Kosovë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë fton subjektin politik \"Lëvizja Vetëvendosje\" që të reflektojë në interes të nxënësve dhe të heq dorë nga përfshirja e tyre në aktivitete partiake dhe politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)