28 Dhjetor 2024

MASHT shkarkon anëtaren e Këshillit Drejtues te UP, Shefkije Islamaj

Prishtinë, 21 tetor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka berë të ditur që votimi për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu është mbajtur pa praninë e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të emëruar nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me datë 23 shtator 2015. Prof. Dr. Ismet Salihu, Prof. Dr. Isa Qosja dhe Univ. Prof. Dr. Sigurd Höllinger nuk kanë marrë pjesë në votimin e mbledhjes së sotme.

Vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për shkarkimin e rektorit të Universitet të Prishtinës \"Hasan Prishtina\" sipas MASHT-it e thellon krizën në Universitet dhe dëmton nismat reformuese për përmirësimin e cilësisë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bazë të dispozitave të nenit 18 të Ligjit nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, ka marrë Vendimin 331/01B për shkarkimin nga pozita të anëtares së Këshillit Drejtues, Dr. Shefkije Islamaj, për shkak të dështimit dhe shpërfilljes për të përmbushur detyrat e postit që ushtron dhe për të vepruar në përputhje me parimet e përcaktuara në Statutin e Universitetit të Prishtinës dhe Ligjin nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)