MASHT promovon fillimin e përgatitjes së raportit kombëtar PISA 2015
Prishtinë, 9 prill - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) do të promovojë fillimin e përgatitjes së Raportit Kombëtar PISA 2015, me të cilin edhe nisë procesi i reflektimit dhe diskutimit.
Promovimi do të bëhet sot në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.
Ndërsa, në orën 12:00, zv/ministrja e Arsimit, znj. Anila Statovci Demaj, sekretarja e parë e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, znj. Henriette Kötter dhe ekspertja ndërkombëtare për PISA, znj. Simone Bloem, do të mbajnë konferencë për media.
Ky proces është duke u mbështeur nga Bashkëpunimi Gjerman (GIZ).