22 Dhjetor 2024

MASHT përuron shkollën speciale “Qendra Burimore- Përparimi”

Prishtinë, 26 tetor –  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka përuruar sot shkollën speciale “Qendra Burimore- Përparimi”, në Prishtinë.

Ministri Buja, inaugurimin e shkollës speciale e ka vlerësuar ngjarje me rëndësi të veçantë, ndëkaq ka thënë se ndjehet mirë për fatin se, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është duke bërë punën e saj që i takon, në krijimin e kushteve të cilat do të mundësonin kujdes të veçantë për këta nxënës.

“Unë besoj që këto ambiente që janë rregulluar kaq mirë do të krijojnë mundësi që këta nxënës që janë pjesë e jona, të kenë një ambient të mirë, të ndjehen mirë dhe të arrijnë rezultate më të mira se sa ato që kanë arritur në ambiente të tjera”, theksoi ministri Buja me dëshirën që këta nxënës të arrijnë suksese kulmore në mësimnxënie.

“Qendra Burimore - Përparimi”, është investim i MAShT-it. Sipërfaqja totale e objektit është është 3,940 metër katrorë, ndërsa objekti përmbanë këto hapësira: 15 mësonjëtore, amfiteatër, 2 qëndrime ditore për nxënës, 6 kabinete pune, salla e arsimtarëve, salla konduktive, pishina korrektuese, salla e gjimnastikës korrektive me garderoba dhe tusha, psikologu, logopedi, ordinanca mjekësore, kabineti për muzikoterapi, kabineti i informatikës, 3 zyre, biblioteka, kuzhina me restorant, 3 kthina ndihmese, arkivi i shkollës dhe 3 kthina për mjete pune.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)