23 Dhjetor 2024

MAShT përgatitet për pilotimin e Kornizës së Kurrikulës së Re

Prishtinë, 23 shkurt - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka mbajt punëtori informuese me hartues të planprogrameve, ekspert të fushave të ndryshme dhe mësimdhënës të shkollave të përzgjedhura për pilotim të Kornizës së Kurrikulës së Re të Kosovës.

Punëtoria pati për qëllim të informoi mësimdhënësit e  shkollave pilot të cilat do të fillojnë  zbatimin e KKK ,  se si do të punohet  në  implementim të Kurrikulës Bërthamë . Pilotimi do të bëhet në , 10 shkollat  të  përzgjedhura  nga MAShT e që konsiderohen  shkollat  që  aktualisht  më së miri plotësojnë kriteret për këtë qëllim.

Fjalën e hapjes e mbajti Zëvendësministri i arsimit Nehat Mustafa  i cili ndër tjera tha se  “pilotimi  i KKK-së do ët zgjatë  2 vite në shkollat përkatëse  dhe se
 pas  kësaj  dhe vlerësimeve që do të kemi nga terreni, do të filloi zbatimi në të gjitha shkollat e Kosovës”.

Në vazhdim zv. Mustafa ka thënë se përmes Kurrikulës së Re,  po synohet që të  avancohet  qasja në arsim, si dhe të krijohet një vizion i ri  për arsimin në Kosovë.

Ai, vlerësoi se  “ përfituesit më të mëdhenj nga ky dokument do të jenë nxënësit ngase ata vet  do të shohin se sa do të arrijnë kompetencat”. 

Në funt zv .Mustafa theksoi se  “kjo  fazë pilotuese do tu ndihmojë  mësimdhënësve dhe hartuesve të planprogrameve  por edhe prindërve që të përcjellin se sa fëmijët e tyre (nxënësit)  po arrijnë që të përvetësojnë kompetencat të cilat i parasheh Korniza e Re e Kurrikulit.

Drita Kadriu, këshilltare e ministrit të arsimit, Ramë Buja , foli për  historikun  dhe zhvillimet fundit në procesin e zbatimit të Kornizës së Kurrikulës së Re,  përparësitë që ofron ky dokument për arritjen e nivelit të dijes sipas kompetencave të pranueshme edhe në vendet e BE-së  dhe theksoi se me Kurrikulën e Re, do të jemi më afër realizimit të synimeve tona që Kosovën ta  bëjmë shtet të dijes“.

Gjatë ditës u punua edhe në grupe punuese sipas fushave dhe u zhvillua debat i hapur ku mësimdhënësit patën rast të shfaqin edhe pikëpamjet e tyre lidhur me dokumentin  që do të nisë të zbatohet  së shpejti.

Pjesëmarrësit në këtë punëtori, morën edhe udhëzimet se si do të punohet gjatë këtyre dy viteve të pilotimit të  Kornizës së Kurrikulës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)