22 Dhjetor 2024

MASHT: Nesër është ditë mësimi

Prishtinë, 30 mars - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  (MASHT) ka bërë të ditur se në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, dita e nesërme, e shtunë, do të jetë ditë mësimi.

Kjo për shkak se për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës, vështirësisë në lëvizje dhe pas kontakteve me Drejtoritë Komunale të Arsimit, MAShT-i pati marrë vendim që të ndërprehet mësimi në tërë territorin e Kosovës më 26-27 janar 2012, 6-10 shkurt si dhe ka vazhduar pushimi prej 13-16. Pra, kanë qenë 11 ditë mësimi të humbura.

Ashtu sikur edhe premtoi, MAShT-i ka marrë vendim për kompensimin e këtyre ditëve të humbura të mësimit si vijon:

1.      Përfundimi i vitit mësimor shtyhet edhe për 5 ditë pune në vitin shkollor 2011/2012.
 
- Më 18 maj 2012 klasat 12-13 (maturantë)

- Më 8 qershor 2012 klasat 9-12 (jomaturantë)

- Më 22 qershor 2012 klasat 1-8 dhe fëmijët parafillor

2. Propozimi për kompensimin e ditëve të humbura të mësimit do të organizohet si në vijim:

    Gjatë ditëve të parapara të pushimit pranveror sipas kalendarit të vitit shkollor 2011/2012, prej datës 10-13 prill, katër ditë mësimi do të punohet për të kompensuar ditët e humbura dhe kjo vlen për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
    Përveç kësaj duhet të punohet edhe 2 të shtuna.
    Për klasat 12 dhe 13 (maturantët), për klasat 9-12 (jomaturantët dhe 1-8, duke mos i përfshirë klasat parafillore).

- në muajin mars punohet më 31.3.2012 (e shtunë).

- në muajin prill punohet më 28.4.2012 (e shtunë).

- komunat, të cilat kanë më shumë ditë të humbura të mësimit, duhet të planifikojnë kompenzimin e mësimit edhe ditë të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)