22 Dhjetor 2024

MAShT ndau 100 licencat e para për mësimdhënës

Prishtinë, 28 qershor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka ndarë sot në Prishtinë 100 licencat e para për mësimdhënës në Republikën e Kosovës.

Me këtë aktivitet të rëndësishëm, në një ceremoni solemne, u shënua edhe 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Ramë Buja ka uruar mësimdhënësit e Kosovës për këtë ngjarje të rëndësishme për ta dhe për gjithë sistemin e arsimit në vend.

Ai përmendi faktin se iniciativat e këtij procesi kanë filluar që nga viti 2004, por në vitin 2008 me mbështetje të Bankës Botërore (BB), filloi diferencimi në nivelin e pagesave në bazë të kualifikimit, përvojës dhe nivelit arsimor.

Pasi që e vlerësoi këtë ditë si një ngjarje të ve]antë për arsimin në Kosovë e sidomos për mësimdhënësit, ministri Buja premtoi se gjatë këtij viti të gjithë mësimdhënësit do të pajisen me licenca të rregullta.

Ndërsa, kryetari i Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), Nehat Mustafa tha se procesi i licencimit bartë katër komponente kyqe: zhvillimin profesional, vlerësimin e performancës, anavcimin e kualifikimit të mësimdhënësve dhe vet procesin e licencimit.

Ai potencoi edhe të arritura në kuadër të të gjitha këtyre komponenteve.

Mustafa falenderoi, me këtë rast, partnerët zhvillimor, të cilët e mbështesin procesin e licencimit dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve, me theks të ve]antë Banka Botërore, Komisioni Evropian, USAID-i, GIZ-i etj.

Ndërsa, Flora Kelmendi nga BB theksoi se arsimi cilësor është një prej mjeteve më të fuqishme për të kaluar nga një proces në tjetrin dhe tha se këto nuk janë edhe pa vështirësi.

Ajo potencoi mbështetjen që ka ofruar gjatë këtyre viteve dhe që do të ofrojë edhe në të ardhmen Banka Botërore në kuadër të procesit të licencimit.

Ali Shabanaj nga SBASHK-u përgëzoi të gjitha palët për arritjet në këtë proces dhe tha se realizimi i këtij procesi ka qenë edhe kërkesë e vazhdueshme e  Sindikatës së Arsimit.

Në fund, ministri Buja dhe kryetari i KShLM-së Mustafa ndanë edhe 100 licencat  dhe vendimet për 100 mësimdhënësit e 7 rajoneve të Kosovës, duke përfshirë të gjitha komunat dhe në mesin e tyre edhe mësimdhënës nga minoritetet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)