MASHT ndan çmimet vjetore Shkencëtari i vitit
Prishtinë, 31 janar - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore Shkencëtari i vitit dhe Shkencëtari i ri i vitit 2016.
Ndarjen e çmimeve do ta bëjë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.
Ceremonia do të mbahet sot në ambientet e MAShT-it Kati i IV.
Po gjatë ditës së sotme do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për realizimin e projektit për edukim qytetar Demos mes MAShT dhe OJQ TOKA.