MASHT ndan bursat për studentët e Programit te bursave shtetërore
Prishtinë, 8 nëntor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të organizojë sot ceremoni solemne me rastin e ndarjes së bursave për studentët përfitues në Programin e bursave shtetërore 2016/2017.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami.