21 Prill 2025

MASHT ndan bursa për nxënës romë, ashkali dhe egjiptianë

Prishtinë, 20 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së bursave për nxënës të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptianë.

Janë 500 nxënës (nga kl.10-12), të cilët do të përfitojnë nga Programi i  Bursave për vitin shkollor 2015/2016, i cili mbështetet nga “Roma Education Fund” në Budapest, “Swiss Office for Cooperation”, “Swiss Foundation HEKS”, Ambasada Britaneze në Kosovë dhe Ambasada Norvegjeze në Kosovë.

Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm edhe ambasadorë të shteteve të ndryshme në Kosovë.

Ceremonia e ndarjes së bursave bëhet sot në Hotelin Grand në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:30

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)