15 Nëntor 2024

MAShT mbështetë veprimtarinë kërkimore-shkencore të Institutit te Historisë

Prishtinë, 19 dhjetor - Ministri i  Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka vizituar  Institutin e Historisë, më ç’rast është pritur nga drejtori  Sabit Syla me bashkëpunëtorë. Qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë nga afër dhe për t`u njoftuar me punët dhe sfidat  me të cilat ballafaqohet ky institucion.

Ministri Bytyqi fillimisht  ka falënderuar punonjësit e këtij Instituti për punën e që ata bëjnë në rrafshin profesional, hulumtues e shkencor, ndërsa theksoi se Instituti i Historisë është ndër institucionet e rëndësisë së veçantë për hulumtimin dhe ruajtjen e vlerave historike kombëtare.

Ministri Bytyqi, po ashtu tha se është i interesuar që të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë ndërinstitucional dhe se MAShT, brenda mundësive do ta mbështesë veprimtarinë kërkimore-shkencore të Institutit, ndërsa do të angazhohet edhe për të gjetur një zgjidhje edhe sa i përket objektit  ku duhet të vendoset Instituti.

Drejtori  Syla e falënderoi ministri Bytyqi për vizitën, ndërsa e informoi për veprimtarinë shkencore të Institutit ndër vite, njëherësh e njoftoi me  projektet  dhe aktivitet që i kanë në program për t’i zhvilluar vitin që vjen me rastin e shënimit të përvjetorëve dhe ngjarjeve të rëndësishme kombëtare.

Drejtori i Institutit e njoftoi Ministrin  se brenda a periudhës 4 vjeçare janë botuar rreth 30 tituj shkencor, ndërsa po ashtu theksoi se ka filluar projekti për hartimin e Historisë së Kosovës,  i cili do të përfshijë ngjarjet më të rëndësishme kulturohistorike që nga Ilirët deri në ditët e sotme dhe ku janë të angazhuar 50 hulumtues shkencorë eminentë brenda dhe jashtë vendit, projekt ky që do të zgjasë rreth 3 vite.

Më pas, ministri Bytyqi i shoqëruar nga punonjësit e  këtij Instituti ka vizituar bibliotekën dhe hapësirat tjera ku zhvillon veprimtarinë ky institucion, ndërsa tha se do të angazhohet që të bëjë një zgjidhje sa i përket çështjes së objektit , njëherësh tha  se MAShT,  do të mbështes edhe projektin madhor “ Historia e Kosovës “ si një projekt të rëndësisë veçantë me vlerë gjithëkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)