23 Dhjetor 2024

MASHT mbështet qëndrimin unanim të Komisionit Parlamentar për Arsim

Prishtinë, 3 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, me ftesë të Komisionit Parlamentar për Arsim, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e SBAShK-ut dhe përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Prishtinës, mori pjesë në takimin e radhës dhe pas diskutimeve të shumta, Komisioni unanimisht kërkoi nga përfaqësuesit e SBAShK-u që të bartin në Këshillin Drejtues zotimin për përmbushjen e kërkesave dhe të dalin me një qëndrim, i cili do të qonte drejtë një marrëveshje për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.

Me këtë rast, Ministri Bytyqi u shpreh i hapur për bashkëpunim, për arritjen e një marrëveshjeje, e cila do të mundësonte kompensimin e orëve të humbura. Bazuar në propozimet e deputetëve për ndryshimin e formulës së zëvendësimit të orëve, Ministri Bytyqi shprehu edhe një herë gatishmërinë për të anuluar formën aktuale të zëvendësimit të orëve dhe për t’i hapur rrugë propozimeve të reja dhe një formule të re, e cila garanton zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës, me të cilën do të pajtoheshin paraprakisht edhe SBASHK.

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, vlerësoi këtë gatishmëri të Ministrit Bytyqi, për të dalë me një formulë të re e cili do të ishte paraprakisht i dakorduar me të gjitha palët. Gjithashtu, z. Kurteshi shprehu zotimet e tij dhe të Komisionit për Arsim për të filluar procedurat për plotësim-ndryshimin e ligjit për paga, pasi që ai të hyjë në fuqi.

U konstatua se dy kërkesat e SBASHK-ut do të plotësohen dhe në të njëjtën kohë u kërkua nga përfaqësuesit e SBASHK që të dalin me një qëndrim të ri, përkitazi me situatën e re të krijuar, pas gatishmërisë së Ministrit për të gjetur një formulë të re për kompensimin e orëve, e cili dakordohet paraprakisht dhe zotimit të deputetëve për të mbështetur  inicimin e procedurave ligjore për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Paga, për ngritjen e koeficientit të mësimdhënësve të nivelit fillor, klasa 1 deri 5.

Në këtë takim Ministri Bytyqi, Komisioni Parlamentar dhe Përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve, shprehen edhe një herë qëndrimin se orët e humbura gjatë grevës duhet të zëvendësohen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)