22 Dhjetor 2024

MASHT, marrëveshje për transferin e fondeve në Shkollat Partnere

Prishtinë, 9 mars - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe DANIDA (Projekt Danimarkës për mbështetje të Arsimit Profesional ) nënshkruan memorandum mirëkuptimi për transformimin e fondeve (granteve) për Shkollat Partnere në Pejë, Ferizaj, Gjilan dhe Vushtrri.

Kjo marrëveshje ka për qëllim implementimin efektiv të programit “Promovimi i Punësimit nëpërmjet Zhvillimit të Biznesit dhe Shkathtësive” në Kosovë, i cili ka si prioritet kryesor promovimin e punësimit të qëndrueshëm nëpërmjet përmirësimit të mjedisit të agrobiznesit dhe rritjes së mundësive për punësim për të diplomuarit e shkollave profesionale bujqësore. 

Xhavit Dakaj, sekretar i përgjithshëm në MAShT, tha se më këtë marrëveshje transferi të Fondet /Grantet për Përmirësimin e Shkollës do të krijohen mundësitë që të zhvillohen kapacitetet e menaxhimit në shkollë, kushtet për mësimdhënie dhe mësimnxënie , kapacitetet për decentralizimin në sistemin e arsimit profesional- bujqësor në shkollën partnere e që do të shërbejë si model për të gjitha shkollat profesionale”.

Shkollat do të shfrytëzojnë fondet për pagesën e pagave të mësimdhënësve, për realizimin e aktiviteteve sipas planeve të veprimit të QSHN, si dhe realizimin e planeve të ndryshme zhvillimore, projekt propozimet në përputhje me Doracakun për Grante të Shkollave dhe Manualin për Prokurim.

Lars Ranfelt , këshilltar ndërkombëtar i projektit MAShT/DANIDA, tha se ky transfer duhet të kuptohet si pjesë e decentralizimit të buxhetit të Kosovës.

 Me këto mjete do të mbulohet pagesa e pagave për 12 mësimdhënësit, për zyrtarët e Qendrave për shërbime të nxënësve (QSHN) prej 50% në bazë të marrëveshjes së mëhershme MAShT/DANIDA“.

Transferimi i fondeve nga programi MAShT/Danida do të filloj në gjysmën e parë të vitit 2012 dhe do të mbështetet edhe nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të), drejtorwt e shkollës dhe mësimdhënësit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)