25 Dhjetor 2024

MAShT kërkon që të mos ndërpritet procesi mësimor

Prishtinë, 13 janar - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), sipas informatave të marra nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), lidhur me grevën e shpallur nga SBASHK-u, që mësimi të mos mbahet në orën e parë, në ndërrimin e paradites dhe pasdites, në të gjitha Institucionet e Arsimit Parauniversitar (ku nuk përfshihen çerdhet), bënë të ditur se:

Mësimdhënësit në 61 institucione arsimore në nivel vendi, nuk janë përfshirë fare në grevë dhe procesi edukativo-arsimor është zhvilluar normalisht, ndërsa në 15 institucione arsimore greva është mbajtur pjesërisht.

Zyrtarë nga DKA-të, po ashtu kanë njoftuar se, vetëm një numër i vogël i nxënësve janë paraqitur në shkolla në orën e parë të mësimit, ndërkohë që mësimi ka filluar nga ora e dytë, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në mandatin e kaluar ka ngritur pagat e mësimdhënësve dhe ka punuar shumë në krijimin e kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie. MAShT po punon vazhdimisht edhe tani në këtë drejtim, por, edhe në përmirësimin e situatës financiare të mësimdhënësve.

Në këtë drejtim, sa i përket Kontratës Kolektive, janë plotësuar të gjitha pikat përpos shujtës ditore, për të cilën po punohet për të gjetur një zgjidhje. Duke qenë se Qeveria e re është në fillimet e punës së saj, MAShT kërkon mirëkuptim nga SBAShK-u dhe mësimdhënësit, në mënyrë që të jepet kohë për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme.

MAShT kërkon që të mos ndërpritet procesi mësimor në institucionet e arsimit parauniversitar, ndërsa do vazhdojë përpjekjet në drejtim të realizimit të plotë të Kontratës Kolektive. Po ashtu, MAShT vlerëson kërkesën e Këshillit të Prindërve të Kosovës për mosndërprerje të procesit mësimor dhe beson në mirëkuptimin e mësimdhënësve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)