MASHT ka vazhduar xhirimet për njësi mësimore edhe për klasat 1-9
Prishtinë, 27 mars - Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se I ka vazhduar xhirimet për njësi mësimore edhe për klasat 1-9.
Tashmë procesi i përgatitjes së përmbajtjes për mësim në distancë sipas MASHTI po vazhdon me ritëm të lartë.
Për klasat 1-5 po përgatiten përmbajtjet mësimore për 4 lëndë mësimore.
Për klasën e 6-të (8 lëndë).
Për klasët 7-9 (nga 9 lëndë).
Kemi filluar gjithashtu prodhimin e video-mësimeve në gjuhë turke dhe boshnjake.
Nga e hëna mësimi transmetohet për klasat 1-9, gjuhë dhe matematikë, ndërsa nga 6 prilli, do të kemi një transmetim shumë më të dendur duke përfshirë mbi 70% të të gjitha lëndëve për të gjitha klasat.
MAShTI ka dërguar kërkesë tek DKA-të në komunat e banuara me pjesëtarë të komunitetit serbë që edhe ata të dërgojnë mësimdhënës në Prishtinë për prodhimin e video materialeve në gjuhën serbe, por nuk kemi marrë përgjigje.
Gjatë javës gjithashtu është funksionalizuar ëeb-i http://emesimi.rks-gov.net, i cili ju dërgon direkt te kanali zyrtar i MAShTI-t në YouTube, ku mund t’i gjeni të gjitha mësimet që transmetohen në RTK1 dhe RTK4. Kemi marrë vendim që të gjitha mësimet të jenë si burim i hapur (open source) për çdo medie, me kusht që ato nuk monetizohen dhe modifikohen.
Po punohet instenzivisht në një platformë tjetër, e cila do të ofrojë të gjitha platformat e vendit dhe rajonit, si materiale ndihmëse për mësimin online.
Kemi përgatitur udhëzuesit e organizmit të mësimit online për të gjitha komunat e Kosovës.
Kemi përgatitë udhëzuesit për komunikim nga nxënësi/prindi deri tek MASHTI, hallka këto që mbajnë aktiv të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit duke i obliguar gjithashtu edhe për zingjirin e raportimit.
Kemi mbajtur konferencë virtuale me DKA-të.
Kemi qenë në komunikim me të gjithë rektorët e universiteteve private dhe publike dhe në bazë të raporteve që kemi, vijimi i mësimit online është i kënaqshëm.
Kemi dorëzuar në MFT propozimin e MASHTI-t për grantin specifik të komunave për arsim.
MAShTI në muajin shkurt ka trajtuar kërkesën e Institutit Albanologjik për ribotimin e veprave të prof. Anton Çettës, me rastin e 30 vjetorit të aksionit të pajtimit të gjaqeve dhe 100 vjetorit të lindjes së tij. Kjo kërkesë është përfshirë në buxhetin e Institutit Albanologjik për vitin 2020.
Për shkak të pandemisë COVID - 19, kemi shtyrë afatin për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekste shkollore, mjete mësimore, lektyrë shkollore dhe dokumentacion pedagogjik, nga shtëpitë botuese, deri me datë 17 prill 2020.
Orarin e transmetimit në RTK të mësimit në distancë do të bëjmë publik të hënën, më 30 mars 2020.