27 Dhjetor 2024

MASHT iu dërgon abetaren për fëmijët shqiptarë në Mal të Zi

Ulqin, 20 shtator - Për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi arriten donacionet e Abetares mbarëkombëtare nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

Donacioni iu dorëzua dje në Ulqin Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malt të Zi, i cili së shpejti do të bëjë shpërndarjen e abetareve për nxënësit e klasës së parë në shkollë me mësim në gjuhën shqipe. 

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka pranuar donacion Abetaren mbarëkombëtare nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

Donacionin kryetarit të KKSH-së, z. Genci Nimanbegu, ia ka dorëzuar në emër të MASHT-it, drejtori i Departamentit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar pranë kësaj ministrie, z. Agim Bërdyna.

Kryetari Nimanbegu e ka falënderuar MASHT-in për dhuratën, për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi, në mënyrë që tani e tutje secili fëmijë shqiptar të mësojë nga një abetare e vetme, e unifikuar.

KKSH-ja, në bashkëpunim me institucionet kompetente të arsimit në Mal të Zi, do të bëjë së shpejti shpërndarjen e abetareve për nxënësit e klasës së parë në shkollat me mësim në gjuhën shqipe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)