MAShT intensifikon përgatitjet për Maturën Shtetërore
Në këtë takim është miratuar edhe plani strategjik i kolegjiumit për arsim 2013-2016.
Zëvendësministri i arsimit Nehat Mustafa njoftoi se janë në përfundim e sipër të gjitha përgatitjet për Maturën Shtetërore ndërsa apeloi për një angazhim maksimal të përgjegjësve të arsimit sa i përket përzgjedhjes së administratorëve, angazhimit maksimal të tyre në mbarëvajtjen testit.
Mustafa i ftoi zyrtarë komunal që të angazhohen maksimalisht me qëllimin më të mirë që testi i maturës të mbërrijë efektin e duhur dhe që të kemi rezultate reale nga ky test .
Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e deritashëm në menaxhim të provimit të maturës në vitet e kaluara por edhe me përgatitjet që po bëhen për këtë vit tha z Mustafa .
Zv. Mustafa i njoftoi zyrtarët komunal edhe me rrjedhën e debateve publike për rishikimin e teksteve shkollore që MAShT ka ndërmarrë, debat ky që po zhvillohet me profesorët e lëndëve përkatëse nga Universiteti i Prishtinës dhe profesor të shkollave fillore e të mesme të Kosovës si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ç`do gjë që do të ndryshoi do të jetë i bazuar në parimet universale shkencore dhe si rrjedhojë e diskutimeve të përbashkëta dhe rekomandimeve që do ti nxjerrim nga këto debate tha Mustafa .
Në këtë takim u shtrua edhe çështja e përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave me q`rast u tha se duhet të rregullohet me Udhëzimi Administrativ.
Ndërsa sa i përket aftësimit (trajnimit ) të mësimdhënësve për programin ECDL, u tha se është e mirë që ky proces të vazhdojë ende por me konkretisht do të vendoset së shpejti.
Ndryshe provimit maturës do të mbahet me datë 1 dhe 15 qershor 2013, ndërsa testi i arritëshmërisë për klasat e 9-ta mbahet me datë 28 qershor 2013