27 Dhjetor 2024

MASHT inicon inspektimin e ngjarjeve në Suharekë dhe Viti

Prishtinë, 13 qershor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka përcjellë me shumë shqetësim rastet e raportuara të ushtrimit të dhunës ndaj nxënësve tanë, njëri në ShFMU “Shaban Mazreku” në Sopijë - Suharekë dhe rastin tjetër në shkollën “Mirali Sejdiu” në Gërmovë të Vitisë.

MAShT dënon aktet e tilla të papranueshme të dhunës që ndodhin në shkolla dhe do të angazhohet që të marrë masat ligjore për adresimin e përgjegjësisë për secilin rast të tillë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka iniciuar menjëherë inspektimin e plotë të dy ngjarjeve dhe sot, Sektori i Inspeksionit të Arsimit në Prizren, ka nxjerrë vendimin për inicimin e procedurave disiplinore ndaj mësimdhënësit H.B në ShFMU “Shaban Mazreku” në Sopijë - Suharekë, për shkak të ushtrimit të dhunës fizike dhe keqtrajtimit tё nxënësit B.R, që paraqet shkelje të rëndë ligjore.

Po ashtu, masa disiplinore do të ndërmerren edhe ndaj ish-drejtorit tё shkollës I.S, pёr shkelje tё detyrave tё punës, respektivisht, mosinformim me kohё tё prindit dhe mosparaqitje tё rastit nё DKA – Suharekё.

Në ditët në vijim, pas përfundimit të inspektimit të rastit në shkollën “Mirali Sejdiu” në Gërmovë të Vitisë, MAShT do të nxjerrë, po ashtu, vendim në përputhje me shkallën e cenimit të ligjit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kërkon dhe inkurajon të gjithë drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe opinionin publik që të bëjnë denoncimin e çdo akti të dhunës në shkollë, që janë të akte të papranueshëme për shkollën dhe dëmtojnë rëndë figurën e mësuesit në Kosovë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)