29 Dhjetor 2024

MASHT-i s’ka statistika të çerdheve private për fëmijë

Prishtinë, 5 janar - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) as gjatë vitit 2015 nuk ka arritur të fusë nën kontroll funksionimin e institucioneve private të arsimit parashkollor, të njohura si kopshtet e fëmijëve apo çerdhet.

Edhe 16 vjet pas luftës, MASHT-i asnjëherë nuk ka nxjerrë statistikë zyrtare se sa institucione të tilla private ka në Kosovë, ndonëse ato para se të fillojnë punën duhet të licencohen nga MASHT-i, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa numri i çerdheve publike në vend është shumë i kufizuar (rreth 50), prindërit e punësuar janë të detyruar që zgjidhjen për fëmijët e tyre ta kërkojnë në çerdhe private. Por, në mungesë të licencimit nga Ministria ato nuk dihet se në çfarë kushtesh punojnë dhe çfarë kualifikimi ka stafi që punon në to.

Njohës të çështjeve të arsimit kanë thënë se çerdhet private janë kthyer në biznese të fuqishme, duke huq rolin e tyre primar, që është mirëqenia dhe edukimi i fëmijëve deri në moshën 5-6-vjeçare.

Halim Hyseni, pedagog dhe ekspert i arsimit, ka thënë për “Kohën Ditore” se studimet më të reja neurologjike flasin për pasoja të trishtueshme për mospërfshirjen e fëmijëve në edukimin dhe arsimin parashkollor, sidomos të atij 3 deri në 6 vjeç, kur fëmijët pastaj nisin arsimin e detyrueshëm.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)