MASHT financon studentët në garën Harvard Model United Nations
Prishtinë, 3 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të presë në takim një grup të studentëve të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina dhe Universitetit të Mitrovicës Isa Boletini.
Këtë grup të studentëve, ministri Bajrami ka vendosur ti mbështesë financiarisht për të marrë pjesë në garën prestigjioze Harvard Model United Nations, e cila mbahet në Uashington të ShBA-ve.