MAShT finalizon përgatitjet për mbajtjen e provimit të Maturës Shtetërore
Prishtinë, 27 gusht - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë pjesë në takimin me komisionerët e testit të Maturës Shtetërore 2018, të organizuar nga Komisioni i Shtetëror i Maturës.
Me këtë rast, ministri Bytyqi është shprehur se, tashmë janë bërë përgatitjet e duhura dhe kërkoj nga të gjithë të angazhuarit në këtë proces që të kryejnë detyrën me përgjegjësi, ashtu që çdo gjë të shkojë mbarë.
Ministri Bytyqi, kërkoi nga komisionerët e pranishëm që të minimizojnë lëshimet eventuale që kanë ndodhur në afatin e parë të provimit.
Ministri Bytyqi theksoi nevojën e respektimit me rigorozitet të akteve ligjore, vendimit dhe udhëzimit administrativ lidhur me mbarëvajtjen e Testit të Maturës Shtetërore, duke shtuar se dëshiron që të kemi rezultate reale dhe të besueshme.
Në këtë takim po ashtu u tha se, nxënësve nuk do tu lejohet hyrja me telefon në Qendrën e Testimit, ndërsa prindërve u është bërë thirrje që të mos lejojnë fëmijët të marrin telefona, pasi do të përjashtohen nga testi edhe nëse nuk i përdorin.
Telefonat nuk do të lejohet që të përdoren edhe nga administratorët.
Ndryshe, për mbarëvajtjen e këtij testi, MAShT ka angazhuar dhe trajnuar 93 komisioner .
Janë caktuar edhe 630 administrator dhe 105 mbikëqyrës .
Provimin e kanë paraqitur 7896 kandidatë , ndërsa fillon në ora 10 : 00 në të gjitha qendrat e paracaktuara.