24 Dhjetor 2024

MAShT e USAID ndanë shpërblime për nxënësit garues në dizajn

Prishtinë, 18 qershor - Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa mori pjesë në Ekspozitën dhe Konferencën e Teknologjisë Edukative, të organizuar nga MAShT, në bashkëpunim me USAID-in, në kuadër të programit Basic Education Program –BEP (Programi për Arsim Themelor), me ç’ rast u ndanë shpërblime për nxënësit garues në fushën e dizajnit.

Zëvendësministri Mustafa theksoi se, kjo ekspozitë e teknologjisë edukative është një dëshmi e partneritetit shumë të mirë me BEP-in, përmes së cilit janë dërguar pajisje për punë praktike në rreth 200 shkolla të Kosovës.

Zv/ministri Mustafa, tha se ky program, po ashtu, ka mundësuar që në shkollat tona mësimi memorizues siç ishte dikur, të kalojë në përvetësim të kompetencave, ndërsa  vlerësoi lartë punën praktike të nxënësve në përvetësimin e pajisjeve teknologjike.

Scott Cameron, drejtor i zhvillimit ekonomik në USAID, nga ana e tij tha se, Programi i Arsimit Themelor i USAID-it, në bashkëpunim me MAShT-in, gjatë katër viteve të fundit kanë bërë një punë të madhe në futjen e teknologjive të reja  dhe pajisjeve, të cilat e ndihmojnë procesin mësimor në shkollat e Kosovës.

Cameron theksoi se, nga punimet e nxënësve të cilat janë prezantuar në këtë ekspozitë është vërejtur të gjitha pajisjet janë shfrytëzuar mirë nga nxënësit  për përvetësimin e njohurive të reja.

Në garë janë përfshirë nxënësit e 37 shkollave fillore dhe të mesme të ulëta, të cilët kanë garuar në katër kategori, Dizajnimi i kinemasë gjashtë dimensionele, Lodra dhe automjete, Llegoroboti udhëheqës dhe Përdorimi i softverit programues LC.

Për secilën nga këto kategori janë shpërblyer nga tri shkolla në nivel vendi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)